Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gazetari i njohur shkon i paftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

nga Revista Kosovarja

Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës dhe Shkëlzenit ishte padiskutim një dasmë madhështore.

Mbi artikull

Gjatë përgatitjeve të dasmës, blogerja u tregua shumë hermetike. Madje, vetëm pak ditë më parë zbuloi se do të martohej në fund të shtatorit por pa zbuluar datën dhe vendin.

Mirëpo, pjesë e dasmës u bë papritmas edhe moderatori dhe gazetari i njohur, Blendi Salaj. Ai tregoi për “Wake Up” se si përfundoi padashje në dasmën e Arminës. Ai tha se ishte nisur me disa miq të tij në një agroturizëm në Shijak por pa e ditur se në atë vend do të mbahej dhe dasma e dyshes së njohur.

“Si e dielë që ishte vendosëm që së bashku me dy miqtë tani dhe fëmijët të shkonim për drekë diku. I takuam dhe vendosëm të shkonim në një Agroturizëm që nuk kishim qenë ndonjëherë. Nuk e dinim ku ishte kështu që hapëm “Google Maps” dhe filluam të ecnim. Kur shohim që hymë në Shijak.

Moneytizer Paragrafi 4

Më në fund pas një rruge të gjatë arritëm. Kur shohim disa shenja provizore që lexonin: Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit. “Mos” thashë: “Qenka i mbyllur për eventin!” I morëm në telefon por sigurisht ishin mbyllur. Dhe kështu un shkova i paftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!” theksoi Blendi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]