Se procesi i shërimit nga Covid 19 kushton një mal para, këtë e ka konfirmuar edhe gazetari Fisnik Durguti, shkruan “Kosovarja”.
Ai, në një postim në “FB” ka treguar se ky proces për të dhe nënën e tij ishte ndër tjerash edhe i kushtueshëm.
Ja postimi i plotë, shoqëruar me fotot e barërave dhe faturave.
“Po i bëj publike shpenzimet e sherimit nga COVID 19, për dy persona për mua dhe nënën time, jo për tjetër por për t’i treguar pergjegjesve te shtetit sa i kushton një familje sherimi në shtëpi dhe cila eshte ndihma e shtetit per ata që shërohen në shtepi?
Po 50 euro per mua dhe 100 euro për nënën nga Shpend A. Ahmeti, po nga qeveria e Avdullah Hotit? “0”
Deri sa shpenzimet jane 1.444,70 euro per barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit + 50 euro aparatit te oksigjenit pra në total rreth 1.890 euro.( ka ende por nuk i kam ruajtur disa fatura)
A e keni mendu se si mundë t’i mbuloje një familje këto shpenzime?
Kur e bëtë ligjin për rimëkëmbje a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtepi pasi qe spitalet janë plotë”. /Kosovarja/



