fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gazetari shqiptar që u bë fermer gomaricash

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Me një fermë të rrallë – vetëm të dytën të tillë në Shqipëri – Elton Kikia thotë se përmbushi veten.

Ai hoqi dorë nga profesioni i gazetarit dhe jeta në Tiranë, u kthye në fshatin e tij në Papër të Elbasanit dhe ka katër vjet që mban fermën e gomaricave.
“Nuk jetohet në fshat – është frazë që e dëgjoj shpesh”, thotë Eltoni.Por, duke qenë gazetar, ka edhe shumë pyetje për ata që e thonë këtë:
“Çfarë mundësish ke apo mund të krijosh me tokën apo bagëtitë që ke?

A e ke studiuar tregun, ekonominë, a ke bërë llogari se si mund ta ndryshosh këtë situatë?

Nuk mjafton të dalim në të tilla përfundime”.“Duhet ta vrasim mendjen se çfarë mund të bëj dhe a ia vlen? Nuk mund të presësh nga Zoti apo nga Qeveria”, thotë Eltoni për Radion Evropa e Lirë.
Pas 13 vjetësh në profesionin e gazetarit, ai thotë se ndihej i zhgënjyer.

Jo nga profesioni që e ka ende pasion, por nga gjendja e gazetarisë në Shqipëri.“Pagat e ulëta, trajtimi që u bëhet gazetarëve, kushtet në të cilat punojnë, mungesa e lirisë së fjalës dhe medias. Kështu që braktisja e gazetarisë erdhi si nevojë”, thotë ai.
Shqipëria, vazhdimisht, është kritikuar në raportet e organizatave ndërkombëtare për keqësimin e lirisë së mediave.

Herën e fundit këtë muaj, kur Partnerët e Platformës së Këshillit të Evropës për Siguri të Gazetarëve, pas një misioni fakt-mbledhës në këtë vend, kanë deklaruar se liria e mediave atje është përkeqësuar më tej, për shkak të ndërhyrjes së pronarëve dhe të Qeverisë.
Eltoni thotë se, për një kohë, i mbajti të dyja punët.

“Kur pashë se sa mirë po ecte biznesi, zgjedhja ishte shumë e lehtë. Sigurisht që e zgjodha fermën”, thotë ai, duke shtuar se ajo i ofron edhe më shumë të ardhura, edhe më shumë kohë të lirë.
Nga i erdhi ideja për fermë të gomaricave?
Zhgënjimi në gazetari, prej vitesh, i shoqërohej me mendimin se çfarë mund të bënte tjetër?Ai tregon se për dy vjet ka lexuar dhe ka diskutuar me ekspertë të ekonomisë se ku mund të fokusohet për të pasur sukses.

“Nuk mjafton të jesh me origjinë nga fshati që të bëhesh fermer dhe të ngresh biznesin tënd. Të duhet të studiosh tregun fillimisht. Kisha shumë ide në kokë, kur befas lexova se sa të suksesshme ishin në botë fermat e gomaricave dhe aty e mora vendimin”, kujton ai.

“E nisa me pesë gomarica. Nuk ishte e lehtë as t’i gjeje, sepse janë kafshë në zhdukje. Më është dashur të bredh në çdo cep të vendit”, thotë Eltoni.
Ai tregon se këto kafshë janë të lehta për t’u mbajtur, pasi nuk kërkojnë ndonjë kujdes të veçantë veteriner dhe nuk preken nga sëmundje të rrezikshme.

Gjithashtu, nuk shpenzon për ushqyerjen e tyre, sepse hanë çfarëdo në natyrë.

Nga pesë gomaricat me të cilat nisi punën, sot ka 35.
“Brenda dy vjetëve të parë u bë biznes serioz, që donte kohë të menaxhohej. Kështu që u ndava përfundimisht nga gazetaria, nuk mund t’i mbaja më të dyja. Duhet të bëhesh agjent shitjeje, të gjesh tregun për qumështin e gomaricave, të gjesh klientët, të ruash marrëdhënien me ta. Kjo është ajo që bëj çdo ditë”, thotë Eltoni.Qumështi i gomaricave është i njohur për vlerat ushqyese. Hulumtime të ndryshme tregojnë se ai ndihmon në rritjen e funksionit imunitar.
“Një litër qumësht gomarice kushton 50 euro.

E kërkojnë kryesisht për sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, për ata që vuajnë nga astma, për alergjitë… Në kohën e pandemisë COVID-19 e kanë kërkuar shumë për të shëruar pasojat që linte sëmundja”.

“Nga të gjitha rrethet në Shqipëri vijnë dhe blejnë te ferma, po ashtu edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe emigrantë të shumtë që vijnë në Shqipëri herë pas here”, tregon Eltoni.
Ai thotë se është i kënaqur me zgjedhjen e tij dhe aspak i penduar që ka lënë gazetarinë dhe Tiranën. Po qe se punon dhe fokusohesh në një projekt, mund t’ia dalësh, thotë Eltoni.Një fermë e ngjashme gomaricash gjendet edhe në Delvinë – pjesa jugore e Shqipërisë.
Pse gomarët përballen me rrezikun e ekzistencës?
Në një raport që ka publikuar BBC në vitin 2017 është thënë se gomarët në botë përballen me rrezik të ekzistencës, për shkak të kërkesës së madhe për lëkurën e tyre në Kinë.Mishi i gomarit është gjithashtu ushqim i kërkuar, por rënia e madhe e numrit të gomarëve kinezë dhe fakti që ata janë të ngadalshëm në riprodhim, i ka detyruar furnitorët të kërkojnë gjetiu.
Afrika është goditur keq, sepse këto kafshë atje janë një pjesë e rëndësishme e transportit dhe bujqësisë – sidomos në komunitetet më të varfra.Uganda, Tanzania, Botsvana, Nigeri, Burkina Faso, Mali dhe Senegali kanë ndaluar eksportet e gomarëve në Kinë. (REL)


Etiketa: gazetarifermeriFermer

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Linja e veshjeve të Beyonce me Adidas shënon rënie, humbin miliona euro

11 minuta më parë
Showbiz

Nora relaksohet me të bijën

21 minuta më parë
Showbiz

Bora nostalgjike, komenti i Semit të “shkrinë”

31 minuta më parë
Showbiz

Lori shfaqet me fustan nusërie

42 minuta më parë
Showbiz

Roza Lati unike në stilin e saj

51 minuta më parë
Showbiz

Adelina me imazh provokues nga dhoma e gjumit

1 orë më parë
Postimi tjetër

10 nxënës nga Kosova zënë vendin e parë në garat e aritmetikës në Dubai, pesë të tjerë vendin e dytë

“Bëmë çmos për ta penguar njëri-tjetrin”, a ishte kjo përgjigje e Ramës për Kurtin

Përfitimet shëndetësore nga lakra e kuqe – Shqip

TË FUNDIT

Linja e veshjeve të Beyonce me Adidas shënon rënie, humbin miliona euro

11 minuta më parë

Edhe pse po korr suksese me turneun botëror, superylli i muzikës Beyonce, po ‘vuan’ për shitjen e linjave të veshjeve....

Nora relaksohet me të bijën

21 minuta më parë

Nora Istrefi tregon momentet e mira që ka kaluar me të bijën. Duke qenë e përkushtuar për të, këngëtarja nuk...

Bora nostalgjike, komenti i Semit të “shkrinë”

31 minuta më parë

Mike prej kohësh, dhe të njëjtin raport vazhdojnë ta mbajnë përsëri. Me positmin e Borës në instagram , ku shprehet...

Lori shfaqet me fustan nusërie

42 minuta më parë

Lori kësaj here ka goditur me fustanin që ka përzgjedhur. Derisa shihet e rregulluar deri në detajin më të vogël,...

Thoshin 8.200 hektarë Kosova ia ka falë Malit të Zi, kjo kjo ka qenë gënjeshtër e tyre, vetëm sa për të ardhur në pushtet

48 minuta më parë

Në një intervistë për transmetuesin publik, ish kryetari i LDK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, foli për zhvillimet...

Roza Lati unike në stilin e saj

51 minuta më parë

Roza Lati me postimin e fundit shfaqet tejet unike me stilin e saj. Roza e veshur me një fustan të...

MË TË LEXUARAT

Jonida Çobani: Njerëzit që hanë mish mbajnë shumë erë djersë

Dashuri në kohërat e zodiakuat, e dini pse nuk funksionojnë lidhjet e Ujorit me këto shenja?

“Atdheu dhe Xhuli do të kenë mundësinë të ‘zhvalliten’ jashtë”, Olti Curri sjellë të qeshura pafund

“Nëse Serbia dëshiron të ketë zgjidhje njëetnike, ta provojë në shtëpinë e saj” – deklarata e Kurtit dhe qëndrimet e opozitës për Asociacionin

Arta Nitaj ironizon Dea Mishel: Kisha shkrujt diçka po më mirë jo

Reagimi i Luizit pasi Kiara nominoj tre banorë

Lugati: Kosova ende ka plagë të hapura, shpresoj të gjenden të zhdukurit

10 këshilla për ta nisur një ditë mbarë

Aksidentohet “Cekja i Beratit”, ja si është gjendja shëndetësore e tij

Qeveria prezanton logon e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist