Genta Hodo, gazetarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, ka qenë e ftuar në puntatën e radhës të #EXPULS nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.
E pyetur se si e bëjnë meshkujt shqiptarë atë të ndihet, gazetarja nuk i kurseu kritikat dhe “revoltat”.
“Meshkujt shqiptarë të bëjnë të ndihesh më ulët se ata. Kanë gjithmonë tendencën të të ulin. Sepse mendoj që e përdorin si strategji për të të kapur. Jo po je shëndoshur, jo po je shëmtuar, dhe ashtu hyjnë në bisedë me ty”.
E pyetur nëse një pjesë e madhe e meshkujve shqiptar janë seksistë, ajo e pohoi diçka të tillë.
“Të gjithë meshkujt shqiptar janë seksistë, përveç njërit që njoh unë”– u shpreh ajo duke mos komentuar më shumë!