Gazetarja Paulina Nushi, pak muaj më parë bëri një postim rreth pëlqimit të një këmishe të këngëtarit Yll Limani.
Ky i fundit këmishen e kishte veshur në videoklip dhe Paulina e kishte pikasur e pëlqyer.
Muaj më pas, pëlqimi i gazetares ka shkuar në veshin e këngëtarit, i cili nuk është kursyer dhe ja ka dhuruar asaj këmishën, shkruan “Kosovarja”.
Paulina shkruan: “ A ju kujtohet kur verës e kërkova këmishën e Yll Limani-it ? “Eh ky super djaloshi ma fali këmishën dhe mbramë e vesha në debat Kujt po i rrin ma mirë P.S kanë thanë marrja të merr në qafë, kur ju pëlqen diçka mos të ju vjen marre me kërku, madje as publikisht si unë këmishen e Yllit Ndërsa, zonja dhe zotërinj, për me u dokë ashtu si i ka hije një prezantimi televiziv për mua kujdeset Mimoza Glam Studio Definitivisht këto çika janë me duar të arta ”