Gena publikoi video nga performanca në një dasmë.
Pas lirimit të masave kundër COVID-19, janë lejuar edhe dasmat, lajm ky shumë i mirë për artistët.
Artistët pas pauzës së gjatë të shkaktuar nga pandemia, i janë rikthyer koncerteve e ahengjeve familjare.
Së fundi, ishte Gena ai i cili publikoi një video nga performanca në një dasmë, ku edhe tregoi se çfarë atmosfere mbretëroi atje.
Në një moment shihet se si dasmorët hedhin para në drejtim të Genës e çiftit, por nuk sqaroi nëse dasma ishte mbajtur më parë, apo tani pas lirimit të masave.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Gena është “I kam vënë kapak” në duet me Endri dhe Stefi Priftin./Lajminet