Genta dhe Usta janë duke e shijuar thellësisht romancën e tyre.
Që kur janë bërë çift dyshja simpatike kanë folur hapur për ndjenjat e tyre, madje nuk kanë munguar as surprizat e mbrëmjet romantike të cilat i kanë bërë publike, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja kosovare befasoi me zgjedhjen e partnerit të saj, për të cilën jo pak edhe u kritikua.
Por e rëndëshime mes kosovares e turkus është dashuria e tyre të cilën shumë shpejt kanë thënë që do ta kurorizojnë me martesë.
Ndërkohë sa janë në lidhje nuk po mungojnë imazhet e ndryshme, ku çiftit shpesh i është thënë se janë aq të përshtatshëm sa më shumë duken si vëlla e motër se sa si të dashur./Kosovarja/