Këngëtarja Genta Ismaili është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, e kjo për shkak të jetës së saj private, shkruan “Kosovarja”.
Genta, nuk është edhe aq prezente në muzikë, ama nuk mungon në rrjete sociale me fotografi të ndryshme nga jeta private.
Këngëtarjq e famshme, është në lidhje me një biznesmen turk, me të cilin po ndihet shumë rehat. Genta, shfaqet më e lumtur se kurrë, aq sa edhe muzikën e ka lënë anash.
Këngëtarja nga gjithë këto pushime, edhe ka shtuar në peshë. Në foton e fundit duket më e shëndosh se kurrë më parë, shkruan “Kosovarja”.