fbpx

Georgina e Ronaldos shfaqet duke bërë pazar në Arabi

nga Revista Kosovarja

Georgina Rodríguez u transferua në Riad të Arabisë Saudite, për të shoqëruar Cristiano Ronaldon, që luan për Al-Nassr.

E megjithëse ka vetëm pak kohë që ndodhet në atë vend, modelja tashmë është përshtatur me rutinat e reja në qytet.

Pasi u pa në një kënd lojrash me fëmijët në fundjavë, tashmë e dashura e Cristiano Ronaldos është kapur duke bërë blerje në një supermarket.

Në videon që tashmë qarkullon në faqet e fansave, “Gio” shihet në arkën e supermarketit, e shoqëruar nga Cristianinho, 12 vjeç, i cili i fut në një çantë produktet e blera.

Me këtë rast, Georgina Rodríguez ishte veshur në mënyrë diskrete: xhinse dhe një bluzë të bardhë, si dhe syze dielli. Megjithatë, nuk kaloi pa u vënë re.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]