Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po relaksohen në pushime gjatë këtyre ditëve të gushtit.
Çifti tash e sa ditë po pushojnë në Itali bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa nuk i kursejnë fotografitë nga atje.
Së fundi, ishte Georgina ajo e cila postoi një fotografi, në të cilën shfaqet bashkë me familje në bregdet.
“Krijoj dashurinë me juve dhe jetoj me juve… ❤️”, ka shkruar ajo sipër fotografisë, ku shihet e veshur me një palë bikini të zeza.