fbpx

Gërvalla: Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përfaqësimin e grave në institucionet publike

nga Revista Kosovarja

Ministrja Donika Gërvalla mori pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme që u mbajt në Toronto të Kanadasë.

Atje, Gërvalla u ftua nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë dhe Xhamajkës.

“Prania e fuqishme e grave në politikë është një përgjigje e mirë ndaj korrupsionit dhe një zgjidhje për të siguruar alternativa të qëndrueshme qeverisëse”, tha Gërvalla

Gërvalla tutje theksoi se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përfaqësimin e grave në institucionet publike dhe se gratë nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por aktore kyçe në zhvillimin e shoqërisë sonë.

Ajo gjithashtu nënvizoi se ‘është thelbësore të përqendrohemi jo vetëm në përfaqësimin e grave në pozita të larta, por edhe në ekonomi dhe sektorë të tjerë që shpesh mbeten të dominuar nga burrat’.

Sipas një komunikate nga MPJD-ja, në përfundim të takimit, ministret nënshkruan deklaratën e përbashkët ku ritheksuan angazhimin e tyre për të avancuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe për të krijuar hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për gratë në politikë dhe në jetën publike.

“Ministret shprehën gjithashtu shqetësimin e tyre për situatën e të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan dhe kërkuan që Talibani t’i rikthejë të drejtat e tyre themelore për arsimim dhe pjesëmarrje publike. Po ashtu, u theksua nevoja për barazi gjinore brenda OKB-së, duke theksuar kërkesën që Sekretari i ardhshëm i Përgjithshme duhet të jetë grua”.

https://www.facebook.com/MFAKosovo/posts/945140060976203?ref=embed_post

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]