fbpx

Gërvalla në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Washington, flet për “miqësinë e fortë SHBA-Kosovë”

nga Revista Kosovarja

Sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe nevoja e bashkëpunimit të ngushë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përballimin dhe tejkalimin e tyre ishin në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me drejtorin e ri për Europën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ambasadorin Michael Carpenter.

Siç njofton Ministria e Jashtme, temë e diskutimit ishin “sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe nevoja e bashkëpunimit të ngushë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përballimin dhe tejkalimin e tyre”.

Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Washington, Gërvalla tha se e njoftoi ambasadorin Carpenter rreth “përparimit të bërë gjatë këtyre tri viteve sidomos në demokratizimin e vendit, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, fusha këto në të cilat Republika e Kosovë është lidere në Ballkanin Perëndimor”.

Ajo theksoi më tej vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor, drejtësi, zhvillim ekonomik, por njëkohësisht edhe paqe e stabilitet në rajon.

“Gjatë këtij takimi u ritheksua miqësia e fortë dhe e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Kosovës, e cila vazhdon të jetë një shtyllë e rëndësishme e sigurisë dhe zhvillimit në rajon”, thuhet në njoftim.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]