Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gërvalla nënshkruan një vendim, ka të bëj me Sali Çekajn

nga Revista Kosovarja

Në 70-vjetorin e lindjes së Heroit Sali Çekaj, Ministrja në detyrë Donika Gërvalla, ka nënshkruar vendimin për aktin nënligjor, i cili rregullon ndarjen e çmimit Sali Çekaj, dedikuar personaliteteve që kanë dhënë kontribut të veçantë në fushën e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Mbi artikull

Gërvalla ka thënë se figura e Sali Çekajt, krahas figurës së komandantit të UÇK-së dhe politikanit vizionar, me përkushtim të parezervë për lirinë e vendit deri në flijim në ballë të frontit, rrezaton edhe si figurë e një juristi të rrallë, të guximshëm, mendjemprehtë e të vendosur.

“Figurë që frymëzon breza e breza juristësh në vendin tonë. Le të jetë pra ky çmim edhe një kontribut modest në lartësimin e figurës madhështore të Heroit Sali Çekaj”, ka thënë Gërvalla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]