Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gërvalla për kërcënimet e Vuçiqit: Që nga viti 2021 nuk është ndalur me to

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq asnjëherë që nga viti 2021 nuk është ndalur me kërcënime.

Mbi artikull

Gërvalla u shpreh gjithashtu se vazhdimisht i është bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sipas daj, duke i treguar që Vuçiqi është një person i rrezikshëm dhe nuk e kupton gjuhën e butë, përcjell Klankosova.tv.

“Është shumë e lodhshme të imagjinosh se çka mund të thotë Aleksandër Vuçiq pas pak minutash dhe mbi të gjitha Aleksandër Vuçiq asnjëherë që nga viti 2021 nuk është ndalur me kërcënimet e tij, prandaj edhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë qenë shumë të vendosura dhe të matura në veprimet e tyre, sepse nuk mund të ndërtohet politika jonë në bazë të pritjeve që ne mund t’i kemi nga Aleksandër Vuçiqi”.

“Vazhdimisht i kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, i kemi treguar që është një person i rrezikshëm dhe që nuk e kupton gjuhën e butë, gjuhën e ledhatimin e cila është përdorur ndaj tij gjatë viteve të fundit”, është shprehur ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]