Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gërvalla përplaset me diplomatin serb për Mini-Schengenin: Është kurth

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është përplasur me Sekretarin e Shtetit serb, Nemanja Staroviq, lidhur me çështjen e Mini-Schengenit përgjatë Forumit të Dubrovnikut të mbajtur të shtunën.

Kryediplomatja kosovare e ka kundërshtuar iniciativën e “Mini-Schengenit” duke e konsideruar atë si “false dhe kurth”, derisa tha se nuk duhet të shihet si alternativë për integrim në BE.

Në anën tjetër, diplomati serb ka shprehur befasi lidhur me kritikat e kryediplomates Gërvalla-Schwarz.

“E Kemi nisur si Republikë e Serbisë me Maqedoninë dhe Shqipërinë. As nuk është zëvendësim për integrimin në BE, por është diçka që e plotëson dhe që shkon paralelisht, duke mos pasur nevojë të presim që diçka të ndodhë”, ka thënë ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndër të tjera ai ka thënë seedhe pse është nisur si projekt nga Beogradi, Shkupi e Prishtina “Mini-Shengeni është i hapur për të gjithë rajonin.

Ndërkaq, në mesin e pikave të marrëveshjes së Uashingtonit të arritur në shtator të vitit të kaluar mes Kosovës dhe Serbisë, përfshihet edhe zbatimi i projektit të Mini-Schengenit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]