Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gërvalla: S’jemi katalog, opozita s’mund të zgjedhë kë i pëlqen e kë jo

nga Revista Kosovarja

Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas seancës së sotme duke e quajtur një tjetër dëshmi të bllokimit të qëllimshëm nga opozita për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Mbi artikull

“Edhe sot ishim dëshmitarë të një kandidati tjetër, një bllokimi tjetër dhe një dështimi tjetër për konstituimin e Kuvendit,” tha ajo.

Sipas Gërvallës, problemi nuk qëndron te emrat e propozuar, por te mungesa e gatishmërisë së opozitës për të lejuar funksionalizimin e institucioneve.

Ajo theksoi se “opozita nuk mund të na tregojë kë të propozojmë, ne zgjedhim kandidatin që mendojmë se e drejton më së miri këtë institucion.”

Moneytizer Paragrafi 4

“Edhe sot ishin dëshmitarë që përsëri edhe një kandidat, edhe një bllokim, edhe një dështim për konstituim të Kuvendit. Bllokimi nuk lidhet me emra të përveçëm, por me mosgatishmërinë e opozitës për të shkuar në konstituimin e Kuvendit, të qeverisë dhe të punëve të shumta që kemi përpara. Frika e opozitës nga qeveria Kurti 3 është shfaqur hapur gjatë shumë muajve të fundit dhe nuk ka më asnjë arsyetim i cili mund t’i bind qytetarët që qenka çështja për emra të përveçëm. Jo vetëm në futboll, por edhe në sfera të tjera nuk e përcakton kundërshtari se kë të propozojmë, ne propozojmë kandidatin që mendojmë që drejton më së miri këtë institucion. Nuk jemi në katalog ku opozita zgjedh ‘ky më pëlqen, ky jo’.”