Sot feston ditëlindjen e 30-të reperi nga Ferizaji, Getinjo.
Vetë ai përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ka publikuar një foto duke treguar se është ditëlindja e tij, shkruan “Kosovarja”.
“Unë nuk jam duke u bërë më i vjetër, por më i mirë dhe më i madh”, ka shkruar ai në mbishkrim.
Shumë urime ka marrë nga miq e kolegë, por më i veçanti nga të gjithë ishte ai i vëllait të tij, Mozzik.
“Urime ditëlindjen vëllau im i dashur, Zoti na dhasht shëndet e suksese. Urime Kamerloshi jem”, ka shkruar Mozzik.
Ndërkohë theksojmë se “S’jam dorzu” është kënga e tij e fundit, që erdhi si duet me Stresin. /Kosovarja/