Reperi i njohur, Getinjo përmes një video të publikuar në profilin e tij zyrtar në platformën “Tik Tok”, ka postuar pak nga projekti i ri muzikor.
Teksti i këngës ka rima të përshtatshme, megjithatë vëmendjen e mori beat-i, apo instrumentali i këngës, shkruan “Kosovarja”.
Për ata që janë fansa të Unikkatilit, dhe që e kanë dëgjuar muzikën e tij, sigurisht se kjo gjë nuk mund të iu ikë.
Derisa e dëgjojmë këngën e Getinjos, instrumentali na bën të mendojmë se e kemi dëgjuar diku shumë kohë më parë.
Pa menduar gjatë, beat-i të cilin e dëgjojmë te kënga e Getit është përdorur vite më parë nga legjenda e repit shqiptar, Unikkatil, në këngën “Qa tha”.
A është inspirim apo kopjim kjo nga Getinjo, presim të na përgjigjet vete ai.
Dëgjojini ju vetë dhe binduni?/Kosovarja/
https://www.youtube.com/watch?v=qUjuwVitM14&pp=ygUQdW5pa2thdGlsIHFhIHRoYQ%3D%3D