Getinjo reagoi pas zhurmës që bëri një deklaratë e tij.
Getinjo ishte së fundi i ftuar në një intervistë në “NIN”, ku foli për projektet në muzikë si dhe për jetën private.
Kur jemi tek jeta private, ai tha se një e dashur e tij, e cila e kishte bërë atë të lumtur quhej Agnesa dhe e përshëndeti publikisht.
Pas ‘zhurmës’ që shkaktoi kjo deklaratë, reperi u ‘sqarua’ publikisht, duke thënë se vetëm ka bërë shaka.
“Nalnu Agnesa se hajgare kom bo”, shkroi me shaka ai.
Getinjo pritet që së shpejti ta publikojë këngën e re në duet me Mozzikun, që është njëherësh pjesë e albumit të tij të ri, i cili del në treg më 31 korrik.