Sot feston ditëlindjen moderatorja e njohur nga Shqipëria, Marina Vjollca.
Ajo sot ka pranuar urime e dedikime nga më të bukurat, e sigurisht nuk ka munguar as urimi i bashkëshortit të saj, Getoar Selimit, shkruan “Kosovarja”.
Ghetoo Geasy ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi të Marinës dhe i ka bashkangjitur një urim shumë special.
“Disa njerëz lexojnë libra dhe histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Unë e gjitha çfarë duhet të bëj është të shoh sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e dashur”, ka shkruar Geasy në mbishkrim.
Kujtojmë se, Getoari dhe Marina kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017 dhe tashmë janë një nga çiftet më të dashura të publikut. /Kosovarja/