Ditën e djeshme në shtëpinë e vëllait të madh ka ardh një zarf pasi Gili dhe Redoni janë larguar nga gara për çmimin e madh.
Gili dhe Redoni në këtë lojë ishin si një konkurrent i vetëm, dhe arsyeja e largimit të këngëtares ishte pasi djali saj Redoni nuk kishte mundësi të vazhdonte garën pasi izolimi po i shkakton problem, shkruan “Kosovarja”.
Ndërsa në një intervistë Fraçeska Murati tregoi për gjendjen e Gilit pasi ishte në zyret e ‘Top channel’ në ato momente.
“Sa po u fusja në parking ku është shtëpia e ‘Big Brother’ dhe pash Gilin duke qarë, unë që fërkova sytë dhe thash ore Gili është kjo me pas e kuptova që ajo është larguar, dhe ishte shumë e emocionuar” ishin fjalët e ish banores.
@topalbania_radio “Doli duke qarë…”/ Françeska Murati tregon ekskluzivisht për TAR momentin e largimit të Gilit nga BBV! @elonaduro @franceska_murati . . . #topalbaniaradio #topalbania #topradio #tar #radio #radiokombetare #radiolover #uamamitopalbania #bigbrotherradio #bbr #bigbrotherradio