64
Mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP Albania, Gimbo pati një bisedë të hapur me Mirin lidhur me raportet mes tyre dhe Selinit.
Gimbo i tha Mirit se nuk e pranon xhelozinë e tij, pasi sipas tij, për një shoqe nuk ka arsye që dikush të bëhet xheloz.
Ai shtoi se reagimi i Mirit i duket i tepruar dhe i panevojshëm, shkruan Kosovarja.
Në të njëjtën kohë, Gimbo nuk e fshehu se ka shprehur pëlqim për Selinin, duke e bërë situatën edhe më delikate mes tyre.
