Ai është artist unik që krijon nga fara të ndryshme, e që krijimet e tij kanë hyrë edhe në Librin e rekordeve Guinness.
Alkent Pozhegu është gjakovari që ka përdorë 2 ton drithëra për realizimin e portretit të këngëtares shqiptare Rita Ora, portret ky që tashmë është pjesë e rekordeve.
Ndonëse Pozhegu me veprën me figurën e Luana Vjollcës nuk ka tentuar ndonjë rekord, ajo i ka dalë bukur dhe mjaftë atraktive.
Prezantuesja shqiptare shfaqet me bikine në punimin e Alkent Pozhegut. Ajo, e ka pranuar personalisht këtë dhuratë, shkruan “Kosovarja”.