Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjakovë: Dëboi vajzën e mitur nga shtëpia, arrestohet babai

nga Revista Kosovarja

Një burrë në Gjakovë është arrestuar të dielën pasditen, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij të mitur dhe e ka dëbuar atë nga shtëpia.

Mbi artikull

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është penduar për sjelljet e tij, duke kërkuar që vajza të kthehet në shtëpi.

“Viktima është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.