Pasditen e sotme ka ndodhur një vetaksident në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku për pasojë është lënduar shoferi i motoçikletës 21 vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 14:50 është raportuar një aksident trafiku në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një motoçiklete kishte humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ishte vetaksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2002) ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë ai.