Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

nga Revista Kosovarja

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe gjashtë viktima nga COVID-19, duke çuar në 498 persona që kanë ndërruar jetë në Kosovë nga COVID-19.

Kjo u bë e ditur përmes raportit zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ky institucion ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]