Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjen 1450 euro dhe një çelës veture në Prishtinë…

nga Revista Kosovarja

Rastet kur qytetarët gjejnë para dhe ia kthejnë personit që i kanë humbur, janë të rralla.

Mbi artikull

E njeri prej tyre është edhe Granit Bajra.

Graniti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se të dielën ka gjetur 1450 euro dhe një çelës të veturë, tipi Opel Astra dhe një letër.

Paratë thotë se i ka gjetur në lagjen Ulpiana, teksa po ecte rrugës.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka thënë se për këtë ka njoftuar edhe policinë, ndërkaq i ka lutur qytetarë kushdo që e njeh dike që i kanë humbur paratë dhe çelësi i veturës, të lajmërohet.

“Përshëndetje familjar dhe miq! Sonte ne ora 21:30 duke ecur në lagjen Ulpiana ( në semaforët te Beni-Dona ) kam hasur në rruge një shume parash prej 1450€ , një qelës të veturës e tipit Opel si dhe këtë letër. Njoftova policinë , ku në vendin e ngjarjes erdhi patrulla nr 103 e stacionit Nr.IV. Identifikimin e pronarit të mjeteve do e bëjnë në bazë te çelësit që do e hap veturën. Ju lutem bëjeni share që të arrijmë sa më shpejt në kontakt me personin që i takojnë. Ju faleminderit , gjitha të mirat”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/granit.bajra/posts/10158368873027491

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]