Një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, janë gjetur brenda Institutit Mjeko-Ligjor.
Telegrafi mëson se mostrat ishin zhvendosur nga laboratori i toksikologjisë, në një frigorifer tjetër brenda IML-së.
Duke iu referuar burimit, mostrat që janë gjetur janë të lukthit dhe të urinës, ndërsa mungojnë, mosrat e gjakut.
“Komisioni për inventarizim i ka gjetur në një frigorifer që nuk është i mbulum prej kamerave të sigurisë”.
“Hetuesit e policisë janë duke punuar me kapacitete të plota për të zbuluar se si kanë përfunduar nëat frigorifer gjysma e mostrave të Deharit”, bën të ditur një burim i Telegrafit.
Lidhur me rastin, mediumi ka kontaktuar MPJD-në, por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje…
Lajmi në përditësim…