Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjendet e vdekur një 54 vjeçare në kryeqytet

nga Revista Kosovarja

Një femër e moshës 54 vjeçare është gjetur pa shënja jete mesditën e sotme në Prishtinë. Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në kryeqytet.

H.Q., kishte jetuar vetëm dhe e njëjta nuk kishte dalur që një kohë të gjatë nga shtëpia. Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka takuar personat në cilësinë e dëshmitarit, të cilët kanë deklaruar se bëhet fjalë për 54 vjeçaren, e cila jetonte vetëm.

E njëjta ishte gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete. Në vendngjarje kishte dalë prokurori i shtetit dhe njësia e mjekësisë ligjore për tu marrë me rastin. Trupi i pajetë është marrë për obduksion ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është inicuar vdekje e dyshimtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]