fbpx

Gjendet eksploziv në një veturë në Leposaviq, ndërhyn policia dhe KFOR-i

nga Revista Kosovarja

Një sasi eksplozivi i pa shpërthyer është gjetur në një veturë në Leposaviq mëngjesin e së martës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ishin njësiti K9, EOD dhe KFOR-i amerikan. Mjeti shpërthyes është larguar për t’u dërguar në një zonë të sigurt pas pesë orësh.

“Sot rreth orës 11.00 Policia ka pranu informacion se nën një veturë në qytetin e Leposavicit gjondet një mjet i dyshimt i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëhere dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigj njësit relevante policore duke përfshir edhe Njësin K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFORI-it Amerikan”, la njoftuar ai.

“Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16:20 është largu nga Vendi i ngjarjes. Në konsultim me Prokurorin, rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe po hetohet nga ana e jonë”. /Insajderi


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]