Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjendet i vdekur 30 vjeçari në stallë të bagëtive, Policia po e heton rastin

nga Revista Kosovarja

Një 30 vjeçar është gjetur i vdekur në Gllogjan të Decanit, polica është duke e hetuar rastin

Mbi artikull

Për këto lopë kujdesej D.B, një tridhjetë vjeçar nga Gjakova.

Por ky u gjet i vdekur në këtë stallë të shtunën në fshatin Gllogjan të Deçanit. E të dielën në këtë vend nuk u pa askush. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

POLICIA E KOSOVËS

Moneytizer Paragrafi 4

Fsh. Gllogjan, Deçan 03.07.2021 – 06:45. Raportohet se në stallë të bagëtive, është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Me këtë rast po merret edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Këta i kanë thënë televizionit që kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkitazi kësaj. I ndjeri ka lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijët.