Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjendet i vdekur DJ i famshëm

nga Revista Kosovarja

Eric Morillo ka vdekur në moshën 49 vjeçare.

Mbi artikull

Erick Morillo, DJ i njohur ndërkombëtarisht me këngën “I Like To Move I”, është gjetur i vdekur në Miami, ka thënë policia lokale, shkruan BBC.

Vdekja e tij vjen më pak se një muaj pas arrestimit të tij për sulm seksual ndaj një DJ femër pasi kishin punuar së bashku në një koncert.

Policia tha se 49-vjeçari u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Miami, por ka lëshuar disa detaje ndërsa fillon hetimi.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai publikoi hitin e tij të vitit 1994 “I like to move it”, duke përdorur emrin Reel 2 Real. Kënga u bë hit sërish pasi një remiks u shfaq në filmin e animuar “Madagaskar” më 2005.

Morillo kishte mohuar akuzën e sulmit seksual, por u dorëzua pasi dëshmitë e identifikuan atë si të dyshuar.

Morillo e kishte të caktuar një seancë gjyqësore për ditën e premte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]