Një person është gjendur pa shenja jetë në Prishtinë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një 35 vjeçar që u gjend i vdekur në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.
“Rreth orës 11:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në lagjen Kalabria në Prishtinë. Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur për Indeksonline, Flora Ahmeti zyrtare për informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Ahmeti ka thënë se nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima K.G. mashkull 35 vjeç, është pa shenja jete.
“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, theksoi Ahmeti.