Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjendet i vdekur një person në Leposaviq

nga Revista Kosovarja

Një person ka lajmëruar policinë se rreth 500 metra larg shtëpisë, është gjetur i vdekur vëllai i tij

Mbi artikull

Rasti ka ndodhur më 26 prill në Leposaviq, njofton policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy kuti me 30 fishekë dhe një gëzhojë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se rreth 500 metra larg shtëpisë së tij është gjetur i vdekur vëllai i tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy kuti me nga 30 fishekë dhe një gëzhojë”, theksohet në raport.

Moneytizer Paragrafi 4

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]