Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjendet një person i vdekur në Pejë

nga Revista Kosovarja

Mëngjesin e ditës së enjtë një 51 vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Mbi artikull

Policia e Kosovës është informuar për rastin në fjalë dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Detaje kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.

“Po, një 51 vjeçar. Rreth orës 08:20 e mëngjësit, policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën “Vëllëzërit Petreq”. Me të marrë informatën, njësitet relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në shtëpinë e viktimës është hasur një person i shtrirë për toke. Vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante. Me vendim të prokurorit trupi dërgohet për obduksion në IML”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]