Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjendet një person pa shenja jete në një veturë në Sllatinë

nga Revista Kosovarja

Një person është gjendur i vdekur në një veturë në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës.

Mbi artikull

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se Policia me njëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjeket emergjentë të cilët edhe e kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull.

“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët kujdestarë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha Borovci.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]