Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Skenderaj, dyshohet se u vetëvar

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në Skenderaj. Rreth orës 10:00 policia është njoftuar përmes telefonit se në afërsi të fushës së sportit në fshatin Prekaz i Poshtëm, në një zonë pyjore, është parë një person i varur në litar.

Mbi artikull

Menjëherë pas njoftimit, patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes rreth orës 10:20 dhe ka konfirmuar rastin. Viktima, një burrë rreth 65 vjeç, u gjet i varur, ndërsa mjeku kujdestar i autoambulancës që mbërriti rreth orës 10:30 konstatoi se ai ishte pa shenja jete.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe njësitë e hetuesisë janë njoftuar për të kryer procedurat e nevojshme. Viktima ende nuk është identifikuar.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë./Sinjali

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]