Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjendet pa shenja jete një punëtor në Prizren

nga Revista Kosovarja

Rreth orës 13:35, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një rast të dyshuar në hapësirat e “Parkut Inovativ”, që gjendet në ish-kazermën ushtarake në Prizren. Sipas njoftimit, një person i gjinisë mashkullore, rreth 55 vjeç, është gjetur pa shenja jete.

Mbi artikull

Sipas Policisë, të dhënat fillestare tregojnë se i ndjeri ka qenë punëtor në atë park.

“Njësitet relevante policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer të gjitha procedurat hetimore, përfshirë ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të saktë të vdekjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./rtk

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]