Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjendet vajza 13-vjeçare nga Vitia që u raportua e zhdukur

nga Revista Kosovarja

Një vajzë e mitur e raportuar si e zhdukur nga familja e saj është gjetur mbrëmë nga Policia në qytetin e Gjilanit.

Mbi artikull

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për S.R., rreth 13-vjeçare nga fshati Beguncë i Vitisë, e cila ishte raportuar si person i zhdukur më 8 shtator 2025, rreth orës 15:30, nga nëna e saj A. R, rreth 39-vjeçare.

Më 9 shtator, rreth orës 20:00, njësitë patrulluese të Policisë në Gjilan e kanë takuar vajzën në Sheshin e qytetit dhe menjëherë e kanë dërguar në stacionin policor. Aty, nëna e saj e ka identifikuar dhe ka konfirmuar se bëhet fjalë për vajzën e saj.

E mitura është intervistuar nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale në SP Gjilan dhe më pas i është dorëzuar familjarëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]