fbpx

Gjerdani historik me diamante do dalë në ankand

nga Revista Kosovarja

Një gjerdan i veçantë dhe historik me diamante, i krijuar në shekullin e 18-të dhe që përmban 60 gramë diamante do të dalë në ankand javën e ardhshme nga shtëpia e ankandit “Sotheby’s” në Gjenevë.
Vlerësuar rreth 2.3 milionë dollarë, ky gjerdan unik lidhet me një nga skandalet më të famshme të atij shekulli që njihet si “Afera e Gjerdanit me Diamante”.

Në këtë skandal, fisnikja famëkeqe aventuriere franceze Zhen dë la Mot mori gjerdanin në emër të mbretëreshës Mari Antonetë pa e paguar atë, duke e diskredituar atë në sytë e popullit dhe duke e shtuar pakënaqësitë që çuan në Revolucionin Francez. Pavarësisht se gjykata e gjeti të pafajshme mbretëreshën, ky incident i dha asaj një famë të keqe për luksin e saj të tepruar.

Jessica Wyndham, drejtuesja e shitjeve të stolive të çmuara të “Sotheby’s”, thotë se cilësia dhe mosha e këtyre diamanteve sugjerojnë se disa prej tyre mund të jenë të njëjtat me ato të përdorura në gjerdanin e skandalit. Ankandi do të zhvillohet më 13 nëntor dhe pritet të tërheqë shumë koleksionistë dhe të apasionuar pas historisë së Francës dhe stolive të rralla.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]