fbpx

Gjermani: Konsumi i birrës në rënie

nga Revista Kosovarja

Gjermania shënoi këtë vit shitjet më të dobëta të birrës për muajin qershor që nga viti 1993. As shpresat se gjatë ndeshjeve të Kampionatit të Futbollit Euro 2024 konsumi i birrës do të shtohej, nuk u përmbushën.

Zyra Federale e Statistikave raportoi se shitjet ranë me rreth 0.6%, ose 25.8 milionë litra në gjysmën e parë të 2024 krahasuar me një vit më parë.

Shpresat se gjatë ndeshjeve të Kampionatit të Futbollit Euro 2024 konsumi i birrës do të shtohej, nuk u përmbushënShpresat se gjatë ndeshjeve të Kampionatit të Futbollit Euro 2024 konsumi i birrës do të shtohej, nuk u përmbushën
Shpresat se gjatë ndeshjeve të Kampionatit të Futbollit Euro 2024 konsumi i birrës do të shtohej, nuk u përmbushën.
Shkak mund të jetë dhe moti i paqendrueshëm

“Gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit luhatja e temperaturave dhe stuhitë e shpeshta e penguan biznesin” tha Drejtori Menaxhues i Shoqatës Gjermane të Birrarive, Holger Eichele.

Inflacioni ka goditur rëndë edhe industrinë e birrës. Fabrikat e birrës ankohen për kostot e larta të lëndëve të para dhe të logjistikës.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]