fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjermani: Kontrolle masive të punësimit ilegal në ndërtim

nga Revista Kosovarja
5 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Në një aksion të gjerë në të gjithë Gjermaninë, autoritetet gjermane doganore zbuluan shumë punëtore pa leje qëndrimi apo pune. Po ashtu u gjetën shkelje të punëdhënësve në lidhje me pagën minimale.

Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një kontrolli të përgjithshëm kundër punës në të zezë në Gjermani. Qëllimi ishte të kontrollohej respektimi i detyrimit të sigurimeve sociale dhe pagës minimale, si edhe zbulimi i punës ilegale. Në të gjithë Gjermaninë u angazhuan për kontrolle 3400 punonjës të doganës gjermane, sipas të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës. Në fokus ishin sidomos kantieret e mëdha të ndërtimit, ku shpesh gjenden raste të punësimit ilegal. Prej vitesh në Gjermani gjenden mijëra vetë nga Ballkani, që punojnë sidomos në kantieret e ndërtimit në të zezë dhe në kushte të këqija pune. Sipas një zëdhënësi të Doganës Qendrore të Shvainfurtit “sektori i ndërtimit është shumë i prekur nga puna në të zezë dhe punësimi ilegal”.

Vetëm në landin e Meklenburg-Pomeranisë u kontrolluan 610 vetë dhe në 48 raste u gjetën persona pa dokumente të rregullta që duhen verifikuar më tej. Në Hannover në një kantier ndërtimi nga 69 të punësuar, u gjetën 47 persona me dokumente të pasakta, që po ashtu do të kontrollohen më tej. Edhe në landin Renani Veriore-Vestfali u bënë kontrolle nga qindra punonjës të doganës. Në Köln nga 350 persona të kontrolluar në ndërtim u gjetën 30 vetë që punonin në të zezë. Pra gati çdo i dhjeti person. Shumica u gjetën në një kantier ndërtimi në Këln-Dojtc. Jens Ahland, zëdhënës i Doganës Qendrore të Kölnit tha se “bëhet fjalë të kontrollohet nëse punëtorët kanë lejen e punës, apo nëse marrin asistencë sociale dhe natyrisht nëse punëdhënësit e respektojnë dhënien e pagës minimale”.

Përmes punës ilegale shtetit gjerman i shkaktohet një dëm i madh financiar. – Vetëm vitin e kaluar u kontrolluan në 15.000 raste punëdhënësit e sektorit të ndërtimit. Në më shumë se 21.000 raste pati procedime hetimore vitin e kaluar. Dëmi i shkaktuar sipas doganës kapi shifrën e 375 milionë eurove. Të dhënat e mbledhura nga autoritetet doganore pas kontrollit të djeshëm (25.04.) do të verifikohen dhe një pjesë bëhen të ditura të mërkurën./DW


Etiketa: Gjermanipoliciapuna

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Rama: Në këto momente, të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë

4 minuta më parë
Aktuale

Borrell në telefon me Kurtin dhe Vuçiqin: Pas sulmit të tmerrshëm dhe frikacak terrorist, sulmuesit të dorëzohen menjëherë

6 minuta më parë
Aktuale

Kurti: Rrugën që e ndriti Afrim Bunjaku do ta vazhdojmë pa kompromis

10 minuta më parë
Aktuale

Sveçla nga veriu: 3 sulmues terroristë të vrarë, 6 të arrestuar – kishin armatim për sulme masive

19 minuta më parë
Aktuale

Kurti thotë se bisedimet me Serbinë kanë arritur në qorrsokak

25 minuta më parë
Aktuale

Informatat e fundit nga Spitali i Mitrovicës: Serbi i plagosur niset për QKUK, një Polic i Kosovës po ekzaminohet

30 minuta më parë
Postimi tjetër

Ky është kuptimi i emrit që Fifi ia vendosi djalit

Georgina Rodriguez merrte 2000 euro nga ish-partneri për shpenzimet e saj personale

Gruaja tentoi të fuste narkotikë në burgun e Dubravës, e përpiu për të mos u kapur nga zyrtarët

TË FUNDIT

Tayna me bikine shkon për të marrë infuzion

3 minuta më parë

Reperja shqiptare Tayna, disa ditë më parë mori shumë vëmendje me paralajmërimin e saj në InstaStory se do të bëjë...

Rama: Në këto momente, të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë

4 minuta më parë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur ‘’akt barbar’’ ngjarjen e sotme terroriste në Banjskë, ku mbeti i vrarë...

Borrell në telefon me Kurtin dhe Vuçiqin: Pas sulmit të tmerrshëm dhe frikacak terrorist, sulmuesit të dorëzohen menjëherë

6 minuta më parë

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe...

Kurti: Rrugën që e ndriti Afrim Bunjaku do ta vazhdojmë pa kompromis

10 minuta më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për ngushëllime te familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Veriun e...

Sveçla nga veriu: 3 sulmues terroristë të vrarë, 6 të arrestuar – kishin armatim për sulme masive

19 minuta më parë

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ku dhe...

Kurti thotë se bisedimet me Serbinë kanë arritur në qorrsokak

25 minuta më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian me Serbinë kanë arritur në qorrsokak....

MË TË LEXUARAT

Pas ndarjes Lirmi ka dy fjalë për Lulen

5 shenjat e horoskopit që japin energji negative

Sot moti vranët dhe me shi

Arjan Konomi shqetëson ndjekësit me paraqitjen e tij

LDK-së i shtohen tetë nëndegë në kryeqytet

Bëhet hit vallëzimi i Kosovare Asllanit me këngën e kroates së famshme

Dashuria në fokus, lajme të mira për këto shenja!

Kaos për iPhone 15 në Dubai, njerëzit përleshen me njëri-tjetrin

Andi Artani kështu uron motrën e tij për ditëlindje

Ky prezantues kosovar do jetë pjesë e “BBVK 2

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist