Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjermania mund të qëndrojë e mbyllur edhe 4 muaj

nga Revista Kosovarja

Gjermania mund të përballet edhe katër muaj të tjerë me kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit, theksoi dje ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, duke zbehur shpresat për një fund të shpejtë të kufizimeve të vendosura që prej dy javësh.

“Numri i kontaminimeve është ende shumë i lartë, edhe më i lartë se dy javë më parë”, deklaroi Peter Altmaier për të përjavshmen “Bild am Sonntag”, para një takimi të qeverisë, për të vlerësuar progresin e masave kufizuese.

“Ne do të duhet të jetojmë me masa të konsiderueshme paraprake dhe kufizime për të paktën katër ose pesë muajt e ardhshëm”, shtoi ai.

“Shumë njerëz tani shpresojnë që të lirohen nga kufizimet, për rihapjen e restoranteve dhe kinemave. Por për shkak të niveleve të infeksionit që janë ende shumë të larta, ne kemi pak hapësirë ​​për manovrim”, theksoi ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]