Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjesti arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

nga Revista Kosovarja

Besart Kelmendi, i njohur me nofkën artistike Gjesti, ka arritur marrëveshje me Prokurorinë Themelore të Prishtinës për pranim të fajësisë.

Mbi artikull

Kjo u bë e ditur përgjatë seancës së të hënës, që po mbahet kundër Gjestit. Ky i fundit akuzohet për kanosje, asgjësim ose dëmtim i pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, gjithçka ndodhi 11 mars 2026 në studion “Onima” në Prishtinë. Prokuroria pretendon se Gjesti kishte një pistoletë me karikator dhe 14 fishekë pa leje, kishte kanosur të dëmtuarin Erkand Shabani dhe më pas kishte dëmtuar një kompjuter dhe dy xhama të studios.

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se Gjesti kishte kanosur Erkand Shabanin, ndërsa më pas dyshohet se kishte dëmtuar pajisje dhe pjesë të studios, përfshirë një kompjuter dhe dy xhama.

Moneytizer Paragrafi 4

Për këto veprime, Prokuroria e ngarkon atë me tri pika të veçanta të aktakuzës.