Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e autorit

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur Gjesti ka njoftuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kompanisë Onima, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit.

Mbi artikull

Përmes një reagimi publik, Gjesti bëri të ditur se, pas konsultave me avokatët e tij, sot në orën 14:00 do të dorëzojë kallëzim penal në prokurori kundër kompanisë, stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, pa dijeninë dhe pa autorizimin e tij, është nënshkruar një kontratë që lidhet me të drejtat e autorit për të gjitha veprat e tij muzikore.

“Pa dijeninë dhe pa autorizimin tim kanë nënshkruar kontratë rreth të drejtave të autorit për të gjitha veprat e mia”, thuhet në reagimin e artistit.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjesti gjithashtu ka bërë të ditur se do të jetë i hapur për mediat, ku së bashku me avokatin e tij do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve lidhur me këtë çështje.

Rasti pritet të marrë vëmendje të madhe publike, pasi lidhet me të drejtat e autorit dhe marrëdhëniet kontraktuale në industrinë muzikore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]