Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjesti flet për herë të parë, zbulon se një problem personal po e mban larg nga skena

nga Revista Kosovarja

Pas një periudhe të mungesës me projekte kur të gjithë prisnin hite të reja, Gjesti ka folur hapur për herë të parë, duke zbuluar arsyen që e ka larguar nga muzika dhe projektet. Në një mesazh të gjatë e emocional, ai ka rrëfyer se po përballet me një çështje personale që e ka detyruar të ndalë përkohësisht aktivitetin e tij.

Mbi artikull

“Edi jom zhduk këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte as sen, po shumë shpejt besoj që kryhet ky problem edhe kom me kon pranë juve, si gjith me dek sistemin. Ju uroj krejt të mirat, faleminderit për çdo sen që e boni për mu” – ka shkruar ai, duke e nisur mesazhin me falënderime për ata që e mbështesin.

Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për një padrejtësi që po e pengon të ecë përpara: “Jon do sene që unë s’po du mi nda në media se nuk ja vlen… Po për juve ni sqarim t’vogël: deri sa të përfundojë ni padrejtësi që mu ka bo, nuk muj me kon aktiv”.

Megjithatë, këngëtari ka treguar vendosmëri dhe forcë përballë situatës: “Eh, qeshtu ish jeta, po dorëzim nuk ka kurrë! Edhe nuk nalna deri sa ta marr atë që e du, pa marrë parasysh çka ndodh”.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjesti e ka mbyllur reagimin me një ftesë miqësore për ndjekësit: “E juve ju uroj krejt të mirat, dilni naj herë për kafe”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]