Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjesti i ashpër me Eglin, ajo shpërthen në lot

nga Revista Kosovarja

Një debat ka plasur sërish sot (e hënë) mes Egli Takos dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania 4.

Mbi artikull

Këngëtari pejan ka kërkuar nga Egli që ta lërë pasi po i pengon në çdo gjë dhe se nuk po e lë të bëjë asgjë.

Banorja ishte prekur nga fjalët e Gjestit pasi kishte kërkuar që ta linte, derisa po bisedonte me Rozanën.

Ndonëse u largua, më pas artisti i tha se nuk po e lë asnjë moment dhe se nuk dëshiron që të veprojë në këtë mënyrë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Mos më hajde më hiç, largohu, nuk qenke në vete, ke hyrë në paranoja”, iu drejtua ai.

Egli në anën tjetër u mërzit dhe më pas shkoi te shtrati dhe po qante me dënesë.

Duket se ky afrimitet i madh i Eglit po i pengon Gjestit dhe se nuk po mund të bëjë atë që dëshiron.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]