Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjesti i reagon ashpër Gertës

nga Revista Kosovarja

Një debat i ashpër është zhvilluar së fundmi në mes Gerta Gixharit dhe Gjestit në Big Brother.

Ata kanë diskutuar për spektaklin e së kaluar, ku këngëtari pejan dëgjoi një intervistë të ish-partneres Xheneta Fetahu, dhënë për Fan Club.

Gerta më pas u përplas për këto duke i thënë se ka luajtur vazhdimisht me ndjenjat e Egli Takos.

Banori nga Kosova shihet i nervozuar dhe i tha se po tenton që ta vë në pozitë të keqe, por nuk do t’ia dalë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Po mundoheni të më qitni keq, nuk mund të më qitni keq. Marre për këto vjet që i ke”, u shpreh ai.

Gerta më pas ia përmendi edhe disa gjëra të tjera, ku ka rënë në kontradiktë me veten.

Gjesti në bisedë e sipër i tha se ka qenë i sinqertë me Eglin që në fillim, kur hyri në atë format.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]