Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjesti zgjidhet finalisti i tretë në “BBVA”

nga Revista Kosovarja

 

Mbi artikull

Spektakli i shumëpërfolur “Big Brother VIP Albania” ka hyrë në fazën më të nxehtë të garës, dhe mbrëmja e fundit ka sjellë një tjetër surprizë për publikun. Pas një nominimi plot emocione dhe përballjesh të forta, Gjesti është shpallur finalisti i tretë i këtij edicioni.

Publiku ka vendosur me votën e tij që t’i japë Gjesti-t një vend të merituar në finale, duke e përzgjedhur mes konkurrentëve të tjerë që ndodhen ende në shtëpi. Me një rrugëtim të mbushur me dinamika, debate, por edhe momente të ndjera, ai ka arritur të fitojë zemrat e një pjese të madhe të publikut, të cilët e kanë mbështetur fuqishëm, shkruan Kosovarja.

Tashmë, me tre finalistët e parë të konfirmuar, gara për çmimin e madh bëhet edhe më e fortë dhe emocionet vetëm sa shtohen. Mbetet të shihet se kush do të bashkohet me ta  në vijim dhe kush do të triumfojë në natën finale të “BBVA”.

Moneytizer Paragrafi 4

Për më shumë detaje, qëndroni me ne.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]