fbpx

Gjilan: Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë

nga Revista Kosovarja

Të mërkurën është arrestuar një i mitur në Gjilan pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë të përfshirë në një rast “Vjedhje e rëndë” i ndodhur me datën 09.04.2023 në një lokal biznesi në fshatin Smirë, në të cilin rast ishin vjedhur një shumë e të hollave.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 24 orë dhe rasti do të përcillet në Prokurorinë Themelore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]